Quartararo te Honda? Piloti nuk përjashton asnjë mundësi

Sporti

Quartararo te Honda? Piloti nuk përjashton asnjë mundësi

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 07:12

Fabio Quartararo mund t’i bashkohet skuadrës së Honda.

Anëtari i Yamaha ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se ka kërkuar më shumë shpejtësi nga Yamaha.

I pyetur për të ardhmen e tij, Quartararo ka thënë se ka disa opsione në tavolinë, duke mos përjashtuar skuadrën e Honda.

“Kemi opsione. Është më mirë të jesh në këtë situatë (të kesh opsione) sesa të jesh në anën e kundërt”, ka thënë Quartararo.

“Është shumë mirë të jesh në këtë situatë, por siç kam thënë më parë, nuk dua të nxitohem. Do të marrë kohën time. Ta mbyllim vitin 2021 së pari”, shtoi francezi.

Quartararo është kampioni botëror i vitit 2021 në Moto GP. Ai futet në sezonin tjetër si kampion në fuqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat