Herolind Nishevci lartësoi Kosovën, shtangu boshnjakun  

Sporti

Herolind Nishevci lartësoi Kosovën, shtangu boshnjakun  

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 19:13
Herolind Nishevci lartësoi Kosovën, shtangu boshnjakun  

Karateisti më i mirë për vitin 2021 padyshim është Herolind Nishevci.

Djaloshi që lartësoi Kosovën, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Është i vetmi karateist që deri me sot karatesë së Kosovës ia ka prurë dy medalje të nivelit të lartë, të parën të bronztë e ka fituar në vitin 2016 në kampionatin Botëror e vitin që e lamë pas edhe të bronztën në Kampionatin Evropian.

Nishevci është aset kombëtar, duke iu falënderuar këtij djaloshi sypatrembur sot karateja ka imazhin më të mirë në vend pas xhudos.

Duhet theksuar se Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho dhe u stolis me medalje të bronztë. Boshnjaku mbetu i shtangur nga kjo humbje në repesazh. Herolindi është sportist i vitit në karate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat