Nga inati i madh serbët shpërthejnë në këngë nacionaliste për Kosovën

Sporti

Nga inati i madh serbët shpërthejnë në këngë nacionaliste për Kosovën

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:45
Nga inati i madh serbët shpërthejnë në këngë nacionaliste për Kosovën

Turpi nuk ka kufij! Si gjithmonë serbët vazhdojnë me primitivizmin e tyre.

Serbët e Australisë kanë shkuar pranë hotelit ku po mbahet i ngujuar Novak Gjokoviqi për ta mbështetur bashkatdhetarin e vet të cilit iu ndalua hyrja në shtetin e Oqeanisë, por s’janë duruar pa e futur Kosovën edhe në këtë rrëmujë.

Tenisti serb është duke u mbajtur në Park Hotel, një ndërtesë që përdoret nga Qeveria e Australisë për ndalimin e emigrantëve në vend, pasi atij iu refuzua hyrja në Australi të mërkurën.

Të inatosur dhe tërbuar që bashkatdhetari i tyre nuk po lejohet të marrë pjesë në grand slamin e parë të vitit, serbët kanë kënduar këngë nacionaliste për Kosovën duke e mbështetur atë pranë hotelit ku po mbahet i ngujuar.

“Nga do që të shkoj përsëri kthehem tek ti, askush nuk mund të ma rrëmbejë Kosovën nga shpirti im”, është refreni i këngës së flokut serb “Vidovdan” nga i njëjti album i këngëtares Gordana Lazareviq, i publikuar në vitin 1989.

Kjo këngë e Lazarevic u frymëzuar nga Beteja e Kosovës më 1939, për të cilën serbët pretendojnë se ishte betejë e tyre kundër pushtuesit të atëhershëm Osman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat