Avni Gashi i quan turp, FKK reagon: Është turp për ty

Sporti

Avni Gashi i quan turp, FKK reagon: Është turp për ty

Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:33
Ilustrim

Ka kohë që ka zëra kundërshtues ndaj Federatës së Karatesë së Kosovës, së fundi Avni Gashi i ka quajtur turp sepse karateistin Herolind Nishevci, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, nuk u shpall sportisti i vitit! 

Federata e karatesë i reago: “Reagim ndaj shkrimit te Avni Gashit:

Zotëri Gashi ju e keni pasur draftin me rezultate dhe nuk keni bërë asnjë vërejtje, derisa të tjerët i kanë dërguar ato dhe janë marr në konsiderate. 

Image

Shkrimi i Avni Gashit 

Përzgjedhja është bërë sipas rregullores së aprovuar para 4 vitesh me të cilën edhe vitet e kaluara është bërë përzgjedhja. 

Herolind Nishefci është padyshim me i miri që ka Kosova, pra ai është më së paku i KK Olimp, sepse është i Kosovës fillimisht.

Nëse ju jeni në armiqësi me dikën në këtë nuk e dimë që deklaroni se ka hakmarrje, sepse FKK-ja nuk është në armiqësi me askënd. 

Është turp për ty të shkruash turp, ditën kur bëhet shpallja me kritere të cilat ju me heshtje i keni pranuar tani e 4 vite me parë, ku ishe pjesë e njërit nga Komisionet e FKK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat