Kosova e çudirave! I treti në Evropë, tek ne askushi ky djalosh!

Sporti

Kosova e çudirave! I treti në Evropë, tek ne askushi ky djalosh!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:49
Herolind Nishevci

Opinion - Kosova e dashur, po përjeton shumë senzacione e çudira në vitet e fundit!

Nuk mbet kush pa fol për kritere, na kënaqën me kritere! 

Edhe një nga çudirat përtej çudirave! I treti në Evropë, i mposhtur me kritere në Kosovë! Me kriteret e Komisionit të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Image

Renditja

I mposhtur karateisti, krenaria e Kosovës Herolind Nishevci.

“Kriteri është ashtu tek ne, me kritere, kur i mblodhëm pikët edhe vendore, ai humbi!  Këto janë kritere që i kemi. Është e vërtetë që ai ka pru Kosovës medalje nga Kampionatit Evropian, por kështu i kemi kriteret ”, tha një zyrtar i afërt me federatën, që nuk do t’i zbulohet emri! Kriteri i fuqishëm, ta mposhtë edhe medaljen evropiane! Ky është kriteri sipas kësaj që tha ky zyrtar!  

I treti në Evropë është Nishevci, sot nuk u shpall karateisti më i mirë i Kosovës për vitin 2021 sepse nuk i mjaftoi as medalja evropiane! Cilat janë kriteret, kush është ai hero që e ka bërë këtë kriter “jashtëtokësor” , automatikisht të jap dorëheqje, të paktën moralisht e të kërkojë falje publikisht.

Mos bëni kësi gjëra! Mos luani me djersën dhe ndjenjat e sportistëve! Mos bëni gabime qesharake!

E gjitha bota e ka kriterin, medalja olimpike, medalja e Kampionatit Botëror, e Kampionatit Evropian, kanë vlerë para të gjithëve, para garave të nivelit vendorë. 

Marre prej djalit, mos i demoralizoni sportistët! A e dini se Nishevci e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian? Medalje që i mposhtë të gjitha.

A mos keni harruar? Kush ka medalje evropiane për seniorë në Kosovë në karate?

Urdhëroni! Si po na ndodhi kësi gabime në Kosovën tonë. Edhe sa duhet të shkojmë me logjikën e kriterit të shpikur nga dikush që nuk e ka idenë se çka është medalja olimpike, botërore, evropiane!

A e dini çka nënkupton sporti, cilët janë titujt më të mëdhenj?

Nishevci i treti në Evropë, askushi në Kosovë, skuqeni të paktën prej këtij djali.

Nishevci i treti në renditje me kriterin e Komisionit të FKK-së.  

Kërkoni falje të paktën! Kosova e çudirave. Krejt në fund, pse po garojmë në Olimpiadë, në Kampionatin Botëror e Evropian, kur garat tona janë më të fuqishme? Çudi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat