Rekordi i Fehmi Mahallës nuk thyhet as pas shumë viteve në Paris 

Sporti

Rekordi i Fehmi Mahallës nuk thyhet as pas shumë viteve në Paris 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:35
Fehmi Mahalla

Rekordi i Fehmi Mahallës mbetet i pathyer edhe pas shumë viteve në garën prestigjioze “Paris Open” në karate (u mbajt të shtunën e të dielën e fundjavës). 

Djaloshi nga Kosova, Fehmi Mahalla, me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, u bë kampion i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës, edhe më tej rekordi i tij mbetet i pathyeshëm.

Ai kishte garuar në kategorinë + 81 kg, duke fituar katër herë titullin në 'Paris Open'.

Image

Halil Mahalla, majtas, Nebih Mahalla, Gani Mahalla e Afrim Krasniqi

Mahalla, disa vite ka qenë selektor i Kombëtares së Kosovës, për punën e tij të shkëlqyeshme edhe sot flitet me krenari nga të gjithë garuesit që punuan me të.

Nebih Mahalla, trajner i Kastriotit nga Ferizaj, është krenar që askush deri me tash nuk mundur ta thyejë rekordin e Fehmiut. 

 “Fehmi Mahalla, rekord i pathyer deri më tani, në “Paris Open” në karate. 

Katër herë kampion deri më tani”, tha Nebih Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat