Unai Emery: Nuk ulëm kokën as pas golit të pësuar herët

Sporti

Unai Emery: Nuk ulëm kokën as pas golit të pësuar herët

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Unai Emery

Trajneri i Villarreal, Unai Emery vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen kundër Juventusit. Emery, vlerësoi ‘pjekurinë’ e skuadrës së tij për kundërpërgjigjen pas golit të Juventusit në minutën e parë. 

‘Biankoneri’ patën një fillim perfekt kur Dusan Vlahovic shënoi 32 sekonda në debutimin e tij në Champions League. Megjithatë, Dani Parejo barazoi ndeshjen në minutën e 66 të ndeshjes, pas hapësirës që lanë Adrien Rabiot dhe Matthijs de Ligt.

Kjo ishte hera e parë që Villarreal kalon në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve pas 13 vitesh, por nuk i mungon përvoja evropiane, pasi ata janë kampionët në fuqi të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat