Ukraina parakalon me ngjyrat e flamurit, duartrokitje dhe emocione të mëdha

Sporti

Ukraina parakalon me ngjyrat e flamurit, duartrokitje dhe emocione të mëdha

Më: 4 mars 2022 Në ora: 18:02
Ukraina parakalon me ngjyrat e flamurit, duartrokitje dhe emocione të mëdha

Ukraina parakalon me ngjyrat e flamurit, duartrokitje dhe emocione të mëdha!

Me duartrokitje e gjata publiku mirëpriti dhe shoqëroi paradën e delegacionit ukrainas në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike të Pekinit 2022.

Delegacioni i atletëve nga Kievi hyri në pistën e stadiumit “Foleja e Zogut” pas flamurit kombëtar dhe i veshur me një kostum, me ngjyrat tradicionale verdheblu.

Numri një i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik Andrew Parsons u ngrit në këmbë për të duartrokitur në shenjë respekti dhe solidariteti për agresionin rus. Nga ana e delegacionit ukrainas, asnjë buzëqeshje dhe asnjë shenjë festimi, gjatë rrugëtimit nëpër stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat