KK Fati me dy garues në “Ilixha Open 2022”

Sporti

KK Fati me dy garues në “Ilixha Open 2022”

Nga: Shaban Sinani Më: 5 mars 2022 Në ora: 20:21
KK Fati me dy garues në “Ilixha Open 2022”

Klubi i Karatese “Fati” nga  Tetova sot ka udhëtuar në Sarajevë të Bosnja Hercegovinës ku do të mere pjesë në edicionin e 16-të me radhë kampionatin e hapur të karatesë për fëmijë, kadet, junior dhe senior “Ilixha Open 2022” .

Garat  do të zhvillohen të  dielën në palestrën sportive “Arena Hotel Hills” në Sarajevë ku  priet të marrin pjesë  1100 garues-e  të 87 klubeve nga 7 shtete të   rajonit.

Nga klubi i karatesë “Fati” nga Tetova që drejtohet nga  mjeshtri karatesë Arlind Huseini, në kë turne  prestigjioz  do të përfaqësohet  me dy garues  në kategorinë seniorëve  Doan Osmani në -75 kg. dhe Driton Halimi në – 60 kg. 

“Jemi të vetëdijshëm se pas dy viteve mungesë të turneve  prestigjioze shkaku i pandemisë garuesit janë të etshëm për suksese dhe  medalje.

Shpresoj se  dy garuesit tanë do të tregojnë më të mirën e tyre”, - tha Arlind Huseini pas arritjes në Sarajevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat