Nishevci konfirmon pensionimin nga sporti i karatesë

Sporti

Nishevci konfirmon pensionimin nga sporti i karatesë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:42
Nishevci konfirmon pensionimin nga sporti i karatesë

Herolind Nishevci ka vendosur t’i jep fund karrierës si karateist.

Karateisti kosovar ka bërë me dije se tashmë i ka dhënë fund karrierës si garues i Kosovës, por edhe Shqipërisë.

“Përmbyllja zyrtare e karrierës si garues i reprezentacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mirënjohës si gjithmonë ndaj familjes time dhe të gjithë të tjerëve të cilët më ndihmuan dhe më përcollën gjatë rrugëtimit tim drejt medaljeve ballkanike, evropiane, botërore”, tha ai.

30 vjeçari gjatë karrierës së tij fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2016 dhe në Evropianin 2021.

Herolind Nishevci gjithashtu u shpall dy herë si sportisti i vitit në Kosovë, më 2016 dhe 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat