Himni shqiptar këndohet dy herë në mes të Beogradit, ngrenë në këmbë serbët

Sporti

Himni shqiptar këndohet dy herë në mes të Beogradit, ngrenë në këmbë serbët

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:29
Himni shqiptar këndohet dy herë në mes të Beogradit, ngrenë në këmbë serbët

Bruno Nuho dhe Irdi Kashari të angazhuar prej vitesh në Bodybuilding shënuan një fitore të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik në Serbi.

Irdi është shpallur kampion ballkanik në kategorinë Fiziku Mashkullor ndërsa Bruno në Bodybuilding.

Me fitoret e tyre, ata bënë që himni shqiptar të këndojë dy herë në mes të Beogradit, ku u mbajt kampionati.

Të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, djemtë durrsakë thanë se ishte një ndjesi e jashtëzakonshme dhe për faktin që triumfuan në këtë vend.

“Kemi marrë shumë respekt nga serbët. U ngritën në këmbë kur ishim në publik. Ishte një lloj emocioni që nuk di ta përshkruaj. Mund të këndohej himni në Itali, Amerikë por në mes të Serbisë ishte një ndjesi e bukur. Shkuam për të fituar”, tha Irdi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat