Përjashtohet nga garat për 9 muaj

Sporti

Përjashtohet nga garat për 9 muaj

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:56
Përjashtohet nga garat për 9 muaj

Notari rus, fituesi i medaljes së artë olimpike, Evgeny Rylov, është përjashtuar nga ky sport për nëntë muaj për shkak të paraqitjes në një tubim në mbështetje të presidentit Vladimir Putin dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Rylov qëndroi në skenë me medalistët nga sportet e tjera olimpike në veprimtarinë muajin e kaluar dhe veshi një xhaketë me një “Z” në gjoks.

Shkronja nuk është pjesë e alfabetit rus, por është bërë një simbol i mbështetjes për trupat ruse pasi u përdor si shënues në automjetet e blinduara ruse që operojnë në Ukrainë.

Rylov ishte ylli i ekipit të notit të Rusisë në Lojërat Olimpike në Tokio vitin e kaluar me dy medalje të arta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat