Skandal, Fiona akuzon trajnerin se e përdhunoi për tre vjet, ky është

Sporti

Skandal, Fiona akuzon trajnerin se e përdhunoi për tre vjet, ky është

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:21
Fiona Ferro

Tenistja franceze Fiona Ferro (25 vjeç) akuzon ish-trajnerin Pierre Bouteyre, për përdhunim dhe abuzim seksual me të kur ishte adoleshente.

Ferro e akuzoi Bouteyre (50 vjeç) për përdhunim dhe abuzim me të nga viti 2012 deri në 2015, kur ajo ishte 15 deri në 18 vjeç, raporton “TennisWorldUSA”.

Bouteyre ishte trajneri i saj personal në atë kohë, me të cilin udhëtonte shpesh dhe avokati i tij pranoi në këtë rast se të dy ishin në një lidhje.

Avokati tha për AFP se ai "e di se marrëdhënia ka ndodhur, por mohon çdo detyrim".

Sipas tij, ishte një histori dashurie.

Analistja e tenisit ESPN, Pam Shriver, postoi në Twitter mbështetjen e saj për Ferron: "Mënyra më e mirë për të përmirësuar mbrojtjen është të tregojmë historitë tona".

Vetë Fiona njoftoi të premten në Instagram se nuk ka pranuar kurrë kontakte seksuale me Bouteyre, se beson në sistemin e drejtësisë dhe se nuk do të bëjë më deklarata për këtë çështje.

Ferro aktualisht është lojtarja e 259-të në botë dhe këtë vit ka luajtur ndeshjet kualifikuese për US Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat