Haliti akuzon Daulina Osmanin: Sulm ndaj Federatës së Notit të Kosovës, tendencë e hapur për uzurpim 

Sporti

Haliti akuzon Daulina Osmanin: Sulm ndaj Federatës së Notit të Kosovës, tendencë e hapur për uzurpim 

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:34
Haliti akuzon Daulina Osmanin

Noti është ndarë në dy grupe, ndërsa sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor i njërit krah që thirret si Kuvend i Federatës së Notit të Kosovës. 

Nga ana tjetër, Federata e Notit e Kosovës me kryetar Astrit Haliti, nuk është e licencuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporti të Kosovës, pas suspendimit nga ana e KAS-it.

Astrit Haliti ka reaguar për kuvendin e sotëm. Gjithçka do të shihet në ditën në vijim, a do të njihet ky kuvend nga organet kompetente sportive në Kosovë. 

“Sot me datën 24d shtator 2022, në një të ashtuquajtur Kuvend të Jashtëzakonshëm duke i shkelur rëndë normat e statutit të Federatës së Notit të Kosovës, si dhe ligjet e Kosovës, disa persona me në krye iniciuesin Bashkim Haxhimusa është tentuar të uzurpohet Federata e Notit të Kosovës.

Ky kuvend u thirr nga një person i pa autorizuar, i cili nuk ka asnjë funksion në organet drejtuese të federatës, u thirr pa u mbledhur nënshkrimet e nevojshme prej 2/3-ve të delegatëve ashtu siç e parasheh Statuti i FNK, si dhe u mbajt me prezencën e disa klubeve të federatës, të cilat janë të suspenduara dhe disa gjoja klubeve që kurrë nuk kanë qenë pjesë e Federatës së NOTI, por që edhe ashtu kur shikohet nuk e kanë arritur as 50 % të numrit të delegatëve të Kuvendit të FNK-së.

Kjo nuk është për tu habitur ngase ambiciet e tyre për ta marrë Federatën e Notit në mënyrë të pa ligjshme nga këta persona është e kamotshme dhe e vazhdueshme, mirëpo për tu habitur është prezenca në këtë kuvend të pa ligjshëm e zyrtarëve të Ministrisë se Kulturës Rinise dhe Sportit të cilët të shtyrë nga Zv. Ministrja Daulina Osmani e cila që nga ardhja në këtë pozitë përmes këtyre individëve po tenton ta uzurpoj Federatën e Notit pa përfillur as Statutin, as rregulloret e FNK-së dhe as ligjet e Republikës së Kosovës.

Federata e Notit të Kosovës ju bënë me dije se nuk do të mbeten pa u ndëshkuar të gjithë ky grup që tentuan uzurpimin në mënyrë të paligjshme të FNK-së, dhe se menjëherë do të dorëzojmë kallëzimin penal për iniciuesin, për zyrtarët e Ministrisë , si dhe për shtytësin e këtyre veprimeve të pa ligjshme i cili tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Po ashtu FNK do të njoftoj Federatën Ndërkombëtare të Notit FINA dhe Federatën Evropiane të Notit LEN, për tendencat që në mënyrë të pa ligjshme ta uzurpojnë FNK, si dhe për ndërhyrjet politike nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit”, reagon Astrit Haliti dhe Bordi Ekzekutiv i Federatës së Notit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat