Desku: Optimizëm dhe pozitivitet, për ta prezantuar Kosovën në Botërorë 

Sporti

Desku: Optimizëm dhe pozitivitet, për ta prezantuar Kosovën në Botërorë 

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:53
Desku

Karateja po përgatiten që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror.

Trajneri dhe gjyqtari i karatesë, Bajram Desku, ka thënë se ishte kënaqësi që ishte në mesin e karateistëve.

 “Federata e Karatesë e Kosovës  organizoi kampin stërvitor dhe përgatitjet dhjetëditore me vajzat dhe djemtë e përfaqësueses së Kosovës në karate para nisjes në Kampionatin botërorë që do të mbahet në Turqi.

Përgatitjet janë mbajtur në Hotelin MAGRA të Austria në Bogë, Rugovë.

Në stërvitjen e parafundit, me ftesë të presidentit të FKK-së z. Avni Gashi, dhe kryetarit të komisionit të gjyqtarëve z. Besart Vitia, unë dhe dy kolegët tjerë referê ishim të ftuar në cilësinë e referëve për të ofruan shpjegime të rregullave këshilla, sugjerime si dhe referim në luftat e improvizuara gjatë stërvitjes.

Kënaqësi të jesh në mesin e këtyre djemve dhe vajzave tona të mrekullueshme të cilat rrezatonin kulturë sportive, optimizëm dhe pozitivitet, për ta prezantuar Kosovën në Botërorë”, ka shkruar mes të tjera Bajram Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat