Kush e rrotulloi tavolinën kur dha dorëheqje Ajet Shosholli dhe si e përzuri Milaniqi Arkanin?

Sporti

Kush e rrotulloi tavolinën kur dha dorëheqje Ajet Shosholli dhe si e përzuri Milaniqi Arkanin?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 nëntor 2022 Në ora: 12:01
Kush e rrotulloi tavolinën kur dha dorëheqje Ajet Shosholli dhe si e përzuri Milaniqi Arkanin?

A e dini se kur Ajet Shosholli iu ka thënë në mes të muajit gusht (15 gusht) të vitit 1991, se prej sot nuk jam Shef i Shtabit teknik të KF Prishtina, në ato momente Perlinçeviq e ka rrotullar tavolinën me dy duart e tij, duke iu drejtuar: “Ky njeri (Shosholli) e tregoj edhe iu kam thënë edhe përpara se në KF Prishtina mbretëron irredentizmi”.  

A e dini se Perlinçeviq e ka urdhëruar sekretarin Karapanxhiq me shku në zyre dhe me marrë vulën e klubit Prishtina, me lajmëruar Beogradin që të dielën (me 18 gusht) nuk luhet ndeshja me Mogrenin e Budvës. 

A e dini se njeriu i sigurimit shtetëror serb, Mishko Lakoviq, me fjalë shumë të rënda, iu drejtua Ajet Shosholli: “Kush k... je ti që na shet neve politikë”.

A e dini se të njëjtën gjë e ka përsërit edhe Mishko Iliq, një farë gazetari i një farë gazetës “Jedinstvo” të Prishtinës. 

A e dini se në korridor ka dalë Dimitrivijeviqi i cili ka qenë gjyqtar i Ligës së Parë Federative të asaj kohe, duke i thënë Shoshollit: “Ajet, po e kuptoj se kjo nuk është futboll por politikë”.

A e dini se pasi Zhelko Razhnatoviq, me paramilitarët e tij e uzurpuan stadiumin e Prishtinës dhe u bë kryetar i Prishtinës fantome, shkoi në Beograd duke kërkuar që Prishtina të futet në ligën e parë.

A e dini se kryetar i asaj federate ish jugosllave ka qenë Milan Milaniqi (malazez) dhe e përzuri prej zyre Arkanin: Dëshmitar i asaj ngjarje ka qenë futbollisti boshnjak Ergin Ajdinoviq.   

“Shqiptarët refuzuan me të drejtë”, - ka thënë Ajdinoviqi.

A e dini se edhe Arbnor Morina e ka vërtetuar se Ajdinoviqi i ka pyetur se çfarë të bënte më tutje, të luante me shqiptarë apo të mbetet aty edhe për pak kohë. 

“Shkova te shqiptarët dhe i pyeta: Çfarë të bëjë unë tash. Me thanë: Vazhdo edhe pak andej dhe largohu, këndej tek ne nuk ke perspektiv”, tregon Ajdinoviqi.

“Në verën e vitit 1992 u largova nga Prishtina që përbëhej nga serbët e malazezët. U largova unë, Bozhidar Vuksanoviqi, Mentor Bardhi dhe Muhamed Kolenoviqi. Nuk na i dhanë rrogat, unë isha në gjyq me Prishtinën që udhëhiqej nga serbët apo që i thoshin Prishtina fantome”, ka thënë Ajdinoviq me 30 maj të vitit 2020.

“Nuk mi jepni letrat. Shkova në Federatën ish jugosllave atëkohë në Beograd, kisha takim me Milan Milaniqin, atëkohë kryetar i kësaj federate dhe aty futet në zyre Zhelko Razhnatoviq – Arkani. Fillova të frikësohesha, e tmerrshme, por Milan Milaniç, u çu në këmbë në prezencën time dhe  e qiti jashtë Arkanin. I tha ju këtu nuk keni çka kërkoni, këtu është futboll, dil jashtë.

Goxha fort i bërtiti! Arkani doli jashtë. Kur mi dhanë letrat mu, Arkani e ka rrahur kryetarin e atij klubit të quajtur Prishtina, Milkoviqin. Ka shkruar edhe shtypi  serb”, tregon Ajdinoviqi për Prishtinën fantome.

“Nuk kemi luajtur në ekipin e Prishtinës së Arkanit, ai ka ardhur më vonë. Kryetar ka qenë Milkoviq atëkohë”, tha Ajdinoviq,.

A e dini se në vitin 1992 Bardhec Seferi (Trepça) është zgjedhur futbollisti më i mirë i Kosovës, ndër dhjetë më të mirë Isa Sadriu (Prishtina), Sadullah Ajeti (Drita), Shkumbin Cahani (Flamurtari), Genc Hoxha (Vëllaznimi), Pashtrik Haxhimusa (Ferizaj), Sabit Osmani (Trepça), Driton Rrahman (Llapi), Xheladin Nushi (Vëllaznimi), Lulzim Salihu (F. Kosova).

Klubi më i suksesshëm: KF Prishtina, Trajneri më i mirë: Ajet Shosholli i KF Prishtina, punëtori më dalluar sportiv: Dega e Futbollit ‑ Mitrovicë. Gjyqtari më i mirë: Ramadan Hoxha nga Prizreni; skuadra më fair - play: Drita nga Gjilani.

A e dini se me 4 qershor në Malishevë të Gjilanit, para 6 mijë shikuesve Gjilani ’95 e mundi me rezultat 2:1 Besën e Pejës dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës. Naser Ajeti (18'), Selajdin Jerliu (50' - nga penalltia) shënuan për Gjilanin dhe Burim Domniku (5') për Besën.

Gjilani ’95 – Besa 2:1

Fusha në Malishevë të Gjilanit.

Shikues: Mbi 6.000.
Gjyqtarë: Njazi Shleta, Beqir Hoxha dhe Sylejman Havolli.
Kartona të verdhë: Muji - Shoshi.
Gjilani '95: M. Ibrahimi, N. Ajeti, Muji, S. Ajeti, Jerliu, Jaha (Krasniqi), Aliu, Xhemajli, Sahiti, Halili dhe L. Ibrahimi.
Besa;: Veseli, Be. Domniku, Shoshi, Shehu, Sadria, Radoniqi, Muhaxheri (Gashi); Çubreli, Shala, Krasniqi dhe Bu. Domniku,
A e dini se hendbollisti Eshref Batatinca (Llapi) shënoi 10 gola me 4 qershor të vitit 1997 në duel me Trepçën.
A e dini se Trepça fitoi me rezultat 30:27 në takimin që u zhvillua në fushën sportive të shkollës fillore "Naim Frashëri' në Podujevë, Trepça u bë finalist i parë i Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt).

A e dini se në vitin 1993 gjatë mbajtjes së turneut të volejbollit, ku mori pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës (meshkujt), udhëheqësia e ekipit të Kosovës u prit nga Komiteti Olimpik Shqiptar në krye me Arben Jorganin, kryetar dhe zonj. Arijeta Gaçe, nënkryetare.

A e dini se në vitin 1993 për herë të parë u organizua edhe turneu i ekipeve (femrat) në Gjilan, ku morën pjesë KV Drita nga Gjilani, Universiteti i Prishtinës, Arbëria e Kamenicës, Kastrioti i Ferizajt, Komogllava, fshat nga Ferizaj dhe ekipi Iliria e Lloshkobares nga Ferizaj. Pas turneut në fjalë u organizua edhe liga në konkurrencën e femrave.

A e dini se në vitin 1994 u mblodhën përfaqësuesit e ekipeve, bënë kooptimin e anëtarëve të rinj të kryesisë dhe rizgjedhën kryesuesit e rinj; kryetar Fejzullah Ademi, nënkryetar Hafiz Gashi, sekretar Ismajl Hyseni, prof. Enver Gjinolli, Xhavit Mustafa, Xhevdet Buçani, Honi Hoxha, Makfire Brestovci, Refki Ejupi, Naser Krasniqi, Rexhep Zaskoku.

A e dini se më 31 maj, u luajt finalja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll për femra (simbolikisht), se vetëm dy ekipe ishin Vjosa e Shtimes dhe Kastrioti i Ferizajt, nuk kishte të tjera.

A e dini se Liga e Kosovës bë hendboll (femrat) starton në edicionin 1994 - 1995 me pesë ekipe: Vjosa, Kastrioti, Prishtina, Trepça e Mitrovicës dhe Drita nga Gjilani.

A e dini se ndeshja e femrave u ndërpre nga milicia e pushtuesit serb, kur Vjosa ishte në epërsi me rezultat 4:1 ndaj Kastriotit. 
A e dini se më 31 maj, ndeshja filloi në ora 17.00, viti 1994, shkolla fillore ‘Emin Duraku’, qyteti në Shtime, ndeshja për Kupë të Republikës së Kosovës. Gjyqtarë: Xhevat Karameta dhe Faruk Jashari. Mjeku kujdestar: E. Shaqiri. Delegati: Xh. Karameta. Përfaqësuesi zyrtar i Vjosës Hysni Qerimi dhe përfaqësuesi zyrtar i Kastriotit F. Jashari. Tekniku i Vjosës H. Qerimi dhe i Kastriotit H. Osmani.

Trajner Haki Baftiu i Vjosës dhe Valbona Zeqa trajnere e Kastriotit.
Vjosa: Çarri, V. Hasani 2, Guri 2, Zeqa, Miftari, Hysaj, B. Ferati, Hajredini, Qeriqi, Zeça dhe A. Ferati.   
Kastrioti: Ahmeti, Y. Gashi, V. Gashi, Hoxha, Tërstena, Tasholli, Bajraliu, Reçica, Aliu 1, Bytyçi, Rifati dhe Shemsedini. 
Ndeshja e ndërperë u luajt menjëherë të nesërmen, me 1 qershor në “Selami Hallaqi” në Gjilan.

Vjosa-Kastrioti 10:5 (5:3)
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës.
Shkolla fillore "Selami Hallaqi" në Gjilan.
Shtatëshet: Vjosa 4 (2)-Kas. 4 (1).
Me 01. 06.1994, ora 15.00, loja zgjati 2x20 minuta. 
Gjyqtarë: Hysen Salihu dhe Selim Morina. Kromometër: Shaqiri Shaqiri. Delegati Hasan Shala. Mjeku kujdestar: Fatmir Hyseni. Kujdestari kryesor Agim Shkodra. Përfaqësues zyrtar i Vjosës Ragip Shabani dhe  përfaqësues i Kastriotit Ismet Jupa. 
Vjosa: Limani, Hysaj, Qarri, Zeqa, V. Hasani 1, B. Ferati, Salihu 2, Hajredini 2, Qeriqi 2, A. Ferati, Miftari 3 dhe Neziri. Trajneri i Vjosës Haki Baftiu.
Kastrioti: Shemsedini, M. Gashi, V. Gashi 1, Reçica, Tasholli, Bytyçi, Osmani 2, Hoxha 1, Bajraliu 1, jashari, Ejupi dhe Rifati. Trajner i Kastriotit Mehdi Maliqi. Valbona Zeqa si trajnere mungoi në ndeshjen e 1 qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat