Bylykbashi: Zhytësi nga Kosova, që shpëtoi më shumë se 2.000 veta

Sporti

Bylykbashi: Zhytësi nga Kosova, që shpëtoi më shumë se 2.000 veta

Nga: K. G. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:45
Ismajl Kasumi

Fotoreporteri i mirënjohur, Ilaz Bylykbashki, ka publikuar dy foto interesante të zhytësit Ismajl Kasumi.

Dy foto interesante të Kasumit, zhytësit të mirënjohur, gjithmonë ka qenë në vijë të parë të frontit sportivë.

Kasumi ka qenë veprimtar i madh në sport, disa vite edhe kryetar i Federatës së Sporteve të Kosovës dhe i pandalshëm në kohën e gjeneratës së sakrificës. 

Image

“Për mos me u harru: Ismajl Kasumi, zhytës, që shpëtoi më shumë se 2.000 veta nga mbytja, në ujë, e nxori, nga uji mbi 500 njerëz, që kishin lënë jetën nën ujë. 

Ismajli, jetoi siç ishte koha: Sportist, humanist, bartës i armëve për nevoja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikan, veprimtar politik e i njohur nga të gjithë për bujarinë e tij, buzëqeshjen dhe kollitjen e patretur!”, ka shkruar Bylykbashi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat