KPP “Ahmet Hoxha MK” shkëlqen në Podgoricë, Lamaxhema krenar 

Sporti

KPP “Ahmet Hoxha MK” shkëlqen në Podgoricë, Lamaxhema krenar 

Nga: K. Goca Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 18:13
KPP “Ahmet Hoxha MK”

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj, ka shënuar rezultate të lakmueshme në turneun ndërkombëtar “Podgorica Open”, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

Në turneun për grup-moshat e reja, ferizajasit fituan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Ky sukses e bën krenar edhe kryetrajnerin e KPP “Ahmet Hoxha MK”, Ardian Lamaxhema, i cili ka përgëzuar djelmoshat për lojëra të shkëlqyeshme me topin e celuloidit.

Image

“Sukses jashtëzakonisht i madh dhe i vetmi klub nga Kosova me medalje. 

Image

Olti Behluli – kampion (i artë)– kategoria 10 vjeç. 

Image

Amant Sejdiu renditet i dytë (i argjendtë)-  kategoria 12 vjeç.

Amant Sejdiu renditet i treti (i bronztë) - kategoria 15 vjeç”, njofton Lamaxhema.

Image

Këto rezultate janë edhe një motiv shtesë për klubin për vitin 2023, në anën tjetër këtë vit e përmbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat