Çmime stratosferike, 25 mijë euro për të parë “live” ceremoninë e hapjes së Olimpiadës

Sporti

Çmime stratosferike, 25 mijë euro për të parë “live” ceremoninë e hapjes së Olimpiadës

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:27
Pamje nga Parisi

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të jetë speciale, një revolucion i vërtetë.

Ajo do të zhvillohet jashtë stadiumit olimpik, pasi organizatorët kanë vendosur që delegacionit të parakalojnë përgjatë lumit Senna, duke shijuar edhe bukuritë kryesore të Parisit, nga Notre Dame te Kulla Eifel.

Gjithsesi, për të parë “live” ceremoninë e hapjes, ulur në resht të parë, duhet të paguash 25 mijë euro.

Ndërsa një vend në urat lidhëse kushton rreth 9500 euro. Këto të dhëna vijnë nga e përditshmja franceze “Le Parisien”, që ka zbuluar edhe tarifat e biletave për ceremoninë e hapjes.

Një përqindje shumë e vogël e rreth 600 mijë tifozëve që janë parashikuar për të qenë në ceremoninë e hapjes (1%) do t’i dedikohet një klientele të huaj. Ata do të kenë vende të rezervuara, që do të kenë mundësi ta shohin ceremoninë nga shumë afër. Gjithsesi, çmimet e biletave janë jashtëzakonist të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat