Ja me çfarë merrej si fëmijë trajneri që çoi peshë Kosovën dhe ish Jugosllavinë

Sporti

Ja me çfarë merrej si fëmijë trajneri që çoi peshë Kosovën dhe ish Jugosllavinë

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:00
Mirosllav Çiro Bllazheviq është marrë edhe me skijim si fëmijë madje edhe ka qenë kampion

Fotografia e fëmijërisë nuk paguhet as me miliarda euro! 

Një fotografi që po bën bujë kur si fëmijë trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish kryetrajneri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina në vitin 1985, është marrë edhe me skijim si fëmijë madje edhe ka qenë kampion.

“Një foto e paparë e Blazheviqit në të cilën ai bëri histori, por jo në futboll”, shkruan media kroate “Veçernj List”. 

Image

Mirosllav Çiro Bllazheviq

Si trajner futbolli, Mirosllav Çiro Blazheviq, arriti sukses të jashtëzakonshëm me Kroacinë, Dinamon e Zagrebit dhe shumë ekipe të tjera.

Megjithatë, si i ri, para se t'i përkushtohej futbollit, Çiro merrej me ski.

Ai ishte i zoti edhe në atë sport, pasi në fillim të viteve të 50-ta ishte kampion i Bosnjës dhe Hercegovinës në ski mbi gjashtë kilometra.

Është interesant, se ai shkoi në atë kampionat pa pajisje skijimi dhe ishte përsëri më i miri.

Çiro kujtoi tani ditët e tij të skijimit në profilin e tij në Facebook, ku postoi një foto të paparë deri me tani.

“Sot, një shok më ka dërguar një foto nga Vllashiqi, aty kam bërë hapat e parë të skijimit dhe prej andej, kur isha vetëm 17 vjeç, shkova të fitoja kampionatin kombëtar në Sarajevë...

Deri atëherë ishte e pamendueshme se do ta fitonte kushdo tjetër përveç sllovenëve dhe më pas vetëm me një bluzë - fanelle u shfaq Çiro juaj.

Do të gënjeja nëse do t'ju thosha se emocionet nuk më pushtuan duke parë këtë bukuroshe me dëborë...”, ka shkruar Çiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat