Kjo ishte arsyeja që u zhduk sportisti, dyshohet se i kishte borxh 100 mijë funte 

Sporti

Kjo ishte arsyeja që u zhduk sportisti, dyshohet se i kishte borxh 100 mijë funte 

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:26
Levi Davis

Levi Davis, ragbist i famshëm britanik, u zhduk tre muaj më parë, familja e tij ende nuk e ka idenë se ku është apo nëse është gjallë.

Ylli i zhdukur i ragbit dhe “X Factor”, 24-vjeçari, nuk dihet asgjë për fatin e tij. 

“Gazeta katalanase “La Vanguardia” shkruan se 24-vjeçari, i cili u zhduk në Barcelonë gati tre muaj më parë, ishte në borxhe të mëdha pasi stili i tij i festës doli jashtë kontrollit”, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”.

Familja e shqetësuar e Davisit angazhoi hetuesin britanik Gavin Burrows për të hetuar zhdukjen e tij. 

Gazeta citoi një anëtar të paidentifikuar të ekipit të Burrows të ketë thënë: “Davis erdhi në Barcelonë duke ikur nga këta kriminelë. Ai në një situatë shumë delikate'.

Shuma që ai kishte borxh ishte rreth 102,000 funte. 

Detektivi Gavin Burrows po punon për rastin e tij, i cili beson se Levi u mbyt në port sepse aty u gjet pasaporta e tij, jo trupi i tij.

Gjithashtu u zbulua se në ditën e zhdukjes së tij ai i kishte kërkuar një shoku nga Britania e Madhe t'i dërgonte 30 funte për të gjetur strehim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat