Prishtina i jep epitetin e Punëtorit Sportiv Kastriot Oranës

Sporti

Prishtina i jep epitetin e Punëtorit Sportiv Kastriot Oranës

Më: 4 mars 2023 Në ora: 15:30
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Kastriot Orana

Të premten Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë “Laureatët e Vitit 2022” ku ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit që lamë pas.

Komisioni i përbërë nga shtatë anëtarë ka përzgjedhur më të mirët në 13 kategori e njera ndër to ishte edhe për Punëtorin Sportiv të Vitit, e ketë cmim e kanë ndarë për Kastriot Orana, Kryetar i Klubit të Pingpongut Priping.

Sukseset e Priping gjatë vitit 2022, të udhëhequr nga kryetari Orana, shtyen komisionin vlersues që këtë çmim ta ndajnë për pingpongistin Orana.

Gjatë ceremonisë janë përzgjedhur shpresat e Prishtinës në dy gjinitë. Klubi më i mirë u shpall ai i basketbollit,

Sigal Prishtina, ndërsa në konkurrencën e femrave klubi më i mirë ishte “Ep-Com”, kampioni në futboll ndërsa boksieri Shpejtim Bajoku dhe karateistja Elmedina Istogu janë shpallur sportistët më të mirë të Prishtinës për vitin 2022.

Në ceremoni Komuna e Prishtinës ka ndarë shumë çmime të tjera, ndërsa nuk ka harruar edhe sportist e ish-sportistët që kanë dhënë kontribut të madh në klube të Prishtinës dhe jo vetëm, e ndër ta çmim për kontribut jetësor iu dhurua edhe bashkë-themeluesit të KPP PRiPING z. Nehat Çitaku.

z. Çitaku është marrë me sportin e pingpongut mbi 4 dekada i cili ka kontribuar në zhvillimin dhe masovizimin e pingpongut para dhe pas luftës në Kosovë, po ashtu ka luajtur rol të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, duke bërë pingpongun federatën e parë të anëtarësuar në federatën botërore të pingpongut, në maj të viti 2003.

“Duke pas parasysh që janë mbi 300 klube në Prishtinë, e qindra punëtorë sportivë qe merren me sport në baza ditore, me të vërtet po ndihem shumë i lumtur që Komuna e Prishtinës e ka nda këtë çmim për mu.

Në viti 2022 kam organizu dhjetëra aktivitete sportive dhe ka qenë një vit me rezultate te suksesshme për Klubin Priping në rrafshin vendor, e në 2023 do të synojmë edhe rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare”, - u shpreh kryetari i klubit, Orana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat