Arritje e madhe për KPP Priping-un, turneu i parë në kalendarin evropian

Sporti

Arritje e madhe për KPP Priping-un, turneu i parë në kalendarin evropian

Nga: K. G. Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:03
Kastriot Orana

Klubi i Pingpongut Priping është prej klubeve më të organizuara në vendin tonë.

Klubi nga kryeqyteti po i bën të gjjitha përgatitjet e duhura për turneun e madh ndërkombëtar, që do të zhvillohet me 17-18 qershor.

Sipas klubit, është turne i parë që është i regjistruar në kalendarin e Unionit të Tenisit Evropian.

“Turneu ‘Prishtina Open 2023’, i organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping është turneu i parë i klubeve të Kosovës që është në kalendarin e Unionit të Tenisit Evropian. 

Turneu do të mbahet në Prishtinë”, njofton Kastriot Orana, kryetar i KPP Priping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat