Rritja e bursave olimpike nga KOK-u, është një motiv shtesë për sportistët 

Sporti

Rritja e bursave olimpike nga KOK-u, është një motiv shtesë për sportistët 

Nga: K. Goca Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:05
Ismet Krasniqi dhe Besim Aliti

Kosova ka tri medalje të arta olimpike duke iu falënderuar xhudos dhe trajnerit më të mirë në botë, Driton Kukajt.

Tri medalje olimpike për një periudhë pesëvjeçare dhe për një shtet të ri siç është Kosova padyshim se është një mrekulli.

Kjo është një dëshmi se me punë profesionale siç e ka bërë Driton Kuka ndër vitet arrihen të gjitha, duke bërë kampione olimpike Majlinda Kelmendin, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.  

Nga ana tjetër, rritja e bursave olimpike nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është një motiv shtesë për sportistët.

Ismet Krasniqi, president i KOK-ut me sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti, janë të vendosur që t’i çojnë proceset para dhe në shërbim të sportistëve.

Para një kohe rritja e bursave ishte një lajm i mirë për sportistët potencial.

“KOK rrit vlerën e bursave olimpike Paris 2024, për 2880 euro në muaj

Rritja më e madhe, prej 300 eurosh, është bërë për kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, nënkampionen e Evropës 2022, xhudisten Laura Fazliu dhe medalistët e bronztë në Lojërat Mesdhetare, xhudisten Flaka Loxha e boksierin, Shpetim Bajoku”, kështu u tha nga KOK-u para një kohe. 

Kosova me investime, punë profesionale dhe me trajner e njerëz të duhur mund të arrijë suksese të mëdha edhe në Lojërat Olimpike në Paris të vitit të ardhshëm.

Hapi më i mirë që është bërë nga KOK-u, mbështetja për herë të parë e trajnerëve, të cilët janë aset i madh për vendin tonë.

“KOK për herë të parë ka vendosur të mbështesë direkt edhe trajnerët, të cilët janë personat kryesorë në arritjen e rezultateve kulminante të sportistëve.

Përzgjedhja është bazuar në medaljet e deritashme të fituara në Lojërat Olimpike, Kampionatet Botërore, Kampionatet Evropiane, Lojërat Evropiane, EYOF dhe Lojërat Mesdhetare.

Të gjithë trajnerët janë duke ndjekur normën olimpike Paris 2024 me garuesit e tyre.

Lista përbëhet nga gjashtë trajnerë: Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku (xhudo), Marjolla Sallauka e Besim Brahimi (boks) dhe Shaban Ramadani (atletikë).

Mbështetja totale për një vit për të gjithë trajnerët është 28 mijë euro”, kështu u tha me 3 shkurt nga KOK-u.

Sa më shumë që investojmë edhe llogaridhënia duhet të jetë më e madhe edhe nga trajnerët edhe nga sportistët edhe të gjithë të tjerët.

Sepse kur krijohen kushtet është normale edhe të kërkohet rezultati. KOK-u ka bërë punën më të mirë që ka rritur bursat për sportistët dhe që ka vendosur për herë të parë që të mbështesë trajnerët.
 
Lista e bursistëve 

1300 Euro
Distria Krasniqi (xhudo)
Nora Gjakova (xhudo)

850 Euro
Donjeta Sadiku (boks)
Loriana Kuka (xhudo)

750 Euro
Akil Gjakova (xhudo)
Laura Fazliu (xhudo)

650 euro
Egzon Shala (mundje)

600 euro
Muhamet Ramadani (atletikë)
Shpëtim Bajoku (boks)
Flaka Loxha (xhudo)

500 euro
Erza Muminoviq (xhudo)

380 euro
Lorand Gjoshi (kajakim)
Arnis Agushi (taekwondo)
Eda Zeqiri (not)
Edi Dvorani (shigjetari)
Nexhat Sahiti (shenjëtari)
Shpati Zekaj (xhudo)
Albion Ymeri (triathlon)

Gresa Bakraqi (atletikë)

250 euro
Alaudin Suma (atletikë)
Arbër Azemi (taekwondo)
Patriot Behrami (boks)
Vlera e rritjes totale për muaj është: 2880 euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat