Kosova dhe Spliti! Krasniqi: Përfituesja më e madhe do të jetë Kosova

Sporti

Kosova dhe Spliti! Krasniqi: Përfituesja më e madhe do të jetë Kosova

Nga: K.G. Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:05
Kushtrim Krasniqi

Organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë, është fitorja më e madhe jo vetëm për komunitetin sportiv por në përgjithësi shtetin tonë.

Zyrtari për media në Komitetin Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka marrë si shembull edhe stadiumin e bukur “Poludi” në Split të Kroacisë. 

“Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 do të jetë arritje e jashtëzakonshme për vendin tonë.
Përfituesja më e madhe do të jetë Kosova, pasi Qeveria obligohet të ndërtojë stadiume, palestra dhe objekte tjera, të cilave do t'ua shohim hajrin tërë jetën.

Shembull, Spliti, ku ndodhem momentalisht,  ia ka parë hajrin Lojërave Mesdhetare të organizuara në vitin 1979, ku ka ndërtuar stadiumin e Poljudit, të cilin e përdorin edhe pas më shumë se 40 viteve. 

26 shtete, nga tri kontinente, do të zbarkojnë me mijëra sportistë të më shumë se 24 sporteve në Kosovën tonë.
Për më shumë, Lojërat Mesdhetare janë ngjarja e tretë më e rëndësishme shumësportëshe për seniorë në botë pas Lojërave Olimpike dhe Lojërave Evropiane.

Arritje e madhe për drejtuesit e KOK-ut, presidentin Ismet Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe Qeverinë për dhënien e aminit.

Zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet më 8 shtator 2023!

Lajm që fqinjët nuk do të donin ta shihnin, e as ta besonin, siç nuk po e besojnë as mediat e tyre!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat