Shqiptarja që po e lartëson Malin e Zi

Sporti

Shqiptarja që po e lartëson Malin e Zi

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:51
Angjela Berishaj është në mes

Angjela Berishaj është sportiste e shquar dhe në mënyrën më të mirë e prezanton Malin e Zi në taekwondo. 

Garuesja Angjela Berishaj dje ka fituar medaljen e artë në turneun kualifikues në Bukuresht, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ajo u kualifikua në Lojërat Evropiane që do të mbahen në Krakov të Polonisë.

Në finale e mposhti ukrainasen Irina Pipot.

Duhet theksuar, se anëtarja i Besës, e cila është 17 vjeçe, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të juniorëve në Sofje gjatë vitit të kaluar dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të reja në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat