Edona Haxha: Punoj pa ndalur që këta fëmijë ta shijojnë sportin

Sporti

Edona Haxha: Punoj pa ndalur që këta fëmijë ta shijojnë sportin

Nga: K.G. Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:11
Edona Haxha me ekipin e fëmijëve

Puna me fëmijë është një motiv shtesë për trajneren Edona Haxha.

Edona thotë se është një sprovë për të që punon në aspektin sportiv me fëmijët me nevoja të veçanta.

Këtë punë e kryen që tetë vite pothuajse një dekadë dhe sipas saj është një përvojë e mirë.

Image

Pamje nga një stërvitje 

Haxha punon pareshtur me fëmijët e shkollës “Përparimi” në Prishtinë dhe Olimpiadës Speciale të Kosovës.

“Puna dhe karriera ime me këta fëmijë ka filluar në vitin 2015 - 2016, ku në atë kohë fillova të punoj si vullnetare, aktivitetet dhe lojërat që i zhvillonim me këta fëmijë, çdo herë e më shumë me ofruan shpirtërisht me këta persona dhe me shtyn që të jap maksimumin nga vetja, të punoj dhe të ngris zërin për këta fëmije”, tregon Haxha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Dashuria e tyre ndaj sportit e mbi të gjitha dashuria e tyre e pastër që kanë, me bëri të punoj pa ndalur vetëm e vetëm që këta fëmijë ta shijojnë sportin dhe kënaqësinë përmes sportit.

Nga puna vullnetare kisha fatin që të bëhem edhe trajnere e kualifikuar përmes trajnimeve të ndryshme që i kam ndjekur për këta persona. 

Dua të ceki që sot nuk do të isha këtu ku jam po mos të kisha përkrahjen e Olimpiadës Speciale të Kosovës, të cilët i falënderoj shumë për besimin që kishin dhe vazhdojnë të kenë ndaj meje, në punën time që unë e bëjë.
Falënderim të veçantë për drejtoreshën sportive Kimete Bekaj dhe drejtoreshën e Olimpiadës Speciale të Kosovës, Drita Dushi
– Parduzi”, tha ajo. 

Sipas Haxhës, nuk është punë e lehtë por ka vullnet e dëshirë sepse e motivon edhe më shumë kur iu sheh fëmijët e gëzuar.

“Nuk është punë e lehtë sepse duhet përkushtim i veçantë por kur ke ambicie dhe vullnet e arrin atë që e don e ku mos të kesh vullnet kur ke të bësh me qenien me të pastër njerëzore të punosh, kur e sheh gëzimin dhe dashurin e tyre në fytyrat e tyre engjëllore që të japin energji të punosh ditë dhe natë për ta”, ka nënvizuar Haxha.

Ajo thotë se asnjëherë nuk i frikësohet sfidave: “Pavarësisht sfidave si Olimpiadë që i kemi kaluar dhe jemi duke i kaluar prapëseprapë nuk jemi ndalur asnjëherë  duke e ngritur zërin tek te gjitha institucionet shtetërore për të drejtat e këtyre fëmijëve, gjë të cilën do ta vazhdojmë gjithmonë ta ngrisim zërin për të drejtat të cilat na takojnë qoftë si Olimpiadë po ashtu për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjtë me nevoja të veçanta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat