Yll Mahalla nuk ka të ndalur, kampion në turneun “Tirana Open”

Sporti

Yll Mahalla nuk ka të ndalur, kampion në turneun “Tirana Open”

Nga: K. Goca Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:17
Yll Mahalla e Halil Mahalla

Karateisti i talentuar i Kastrioti të Ferizajt, Yll Mahalla, po shkëlqen pothuajse në çdo garë.

Mahalla nuk ka të ndalur në kategorinë e pionierëve (- 35 kg), duke u stolisur e titullin e kampionit në turneun “Tirana Open”.

Ky rezultat e ka gëzuar jashtëzakonisht shumë edhe trajnerin e klubit, Gani Mahalla.

Nga ana tjetër, Halil Mahalla, kryetar i klubit, është krenar me njomakun, që nuk ka më shumë se 10 vjeç dhe po tregon klasin e tij në secilën garë.

“Yll Mahalla – kampion në turneun ‘Tirana Open’. 

Sukseset vazhdojnë me KK Kastriotin”, ka shkruar Mahalla në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat