KOK-u shpall konkurs për brendimin e logos për Lojërat Mesdhetare në Kosovë

Sporti

KOK-u shpall konkurs për brendimin e logos për Lojërat Mesdhetare në Kosovë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:30
KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur konkurs për brendimin e identitetit të Kosovës për kandidaturën e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Aktualisht, Kosova ka statusin e shtetit kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Lojërat Mesdhetare (LM) janë ngjarje me karakter multi-sportiv, të cilat zhvillohen çdo katër vjet. Në nivelin ndërkombëtar, LM klasifikohen në kategorinë e Lojërave Rajonale në të cilat marrin pjesë sportistë nga 26 shtete të tri kontinenteve që preken nga Deti Mesdhe.

Trupi udhëheqës i LM është Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). Programi sportiv i Lojërave Mesdhetare përmban 23 sporte, platformë kjo e cila mundëson që në kuadër të saj të përfshihen edhe sportet ujore detare. Për sportet të cilat kërkojnë qasje në det, Kosova do të bashkëpunojë me Shqipërinë për realizimin e tyre në bregdetin shqiptar.

Mundësia për mikëpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, shënon moment historik të zhvillimit të sportit dhe vendit. Ne jemi krenar që Kosova ka mundësinë të mirëpres organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Kjo do të shënonte rikthimin e këtyre Lojërave madhështore në rajonin tonë pas 51 vjetëve.

Koncepti i organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë, parasheh shtrirjen e organizimit në tërë territorin e Kosovës me theks të veçantë në shtatë komunat më të mëdha në vend. Përmes këtij koncepti, do të sigurojmë trashëgimi të qëndrueshme të këtij investimi, dhe njëkohësisht ndikimi do të ndjehet në çdo cep të vendit tonë.

Disa nga përfitimet që ky organizim do t’i sillte Kosovës janë:

Konsolidimi i imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare;

Përforcim i përkatësisë dhe identitetit shtetëror;

Infrastrukturë fizike e modernizuar;

Ekonomi e ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv;

Fuqizim i politikave sociale dhe tejkalim i sfidave të shoqërisë në përgjithësi; dhe

Fuqizim i rezultateve sportive dhe zhvillim i qëndrueshëm i sportit në vend;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat