BNE mësojnë emrin e kundërshtarit të parë në majorin e Parisit

Sporti

BNE mësojnë emrin e kundërshtarit të parë në majorin e Parisit

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:58
Bad News Eagles

Kanë mbetur edhe dy ditë nga fillimi i fazës ‘Legends Stage’ në BLAST Paris Major, ku pjesë e saj është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Tashmë është konfirmuar kundërshtari i parë për ekipin shqiptar, në turneun më të madh të CS:GO që ndan çmime në vlerë 1.250.000 dollarë.

Bad News Eagles do të përballen me ekipin ENCE me datën 13 maj duke filluar nga ora 16:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, dhe ekipit shqiptar nga Kosova i duhen tri ndeshje të fituara për të vazhduar tutje në fazën ‘Champions Stage’.

Ekipi ENCE renditen në vendin e nëntë në ranglistën botërore, dhe kanë shënuar tri fitore në fazën ‘Challengers Stage’ për të vazhduar tutje në Major.

Ndërkaq ekipi Bad News Eagles me renditje në vendin e 20 –të në ranglistën botërore, ishin kualifikuar në fazën ‘Legends Stage’ direkt nga turneu RMR i Evropës.

Ndeshja Bad News Eagles ndaj ENCE do t transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat