Kastrioti në Basel

Sporti

Kastrioti në Basel

Nga: K.G.. Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:49
KN Kastrioti

Klubi i notit Kastrioti i Ferizajt ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Cup Basel 2023”.

Notarët e klubit nga Ferizaj janë mirë të përgatitur për këtë sfidë.

Trajneri Atdhe Haxhimusa beson e shpreson në rezultate të mira. 

Image

Klubi i notit Kastrioti sot u nisën për në Basel të Zvicrës!

Pas një përgatitje tremujore intensive, sot udhëtoi për në Basel të Zvicrës ku merr pjesë në turneun Evropian të notit ‘Cup Basel 2023’.

Nën mbikëqyrjen e personelit shëndetësor Shpend Rushiti dhe të udhëhequr nga trajneri Atdhe Haxhimusa, ekipi elit i KN Kastrioti i përbërë nga notaret Edi Ilazi, Fjolla Rushiti, Alea Veliu, Vesa Ferizi, Ron Shahini si dhe Shkëmb Reqica do ta bëjnë të pamundurën që Kosovës ti sjellin medalje Ndërkombëtare”, njofton KN Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat