Do të mbahet turne ndërkombëtar në Prishtinë

Sporti

Do të mbahet turne ndërkombëtar në Prishtinë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 14:17
Kastriot Orana

Po bëhen të gjitha përgatitjet për turneun “Prishtina Open” në pingpong.

Kryetari i klubit Priping nga Prishtina, Kastriot Orana, ka deklaruar se gjithçka po shkon sipas planit. 

Turneu ‘Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023’ do të mbahet gjatë fundjavës në Prishtinë.

Image

Logo e turneut

Konferenca për shtyp do të mbahet ditën e premte me datë 16 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit (salla e basketit), ku të pranishëm do të jenë z. Kastriot Orana, Kryetar i Klubit të Pingpongut Priping, njëherish organizator i turneut dhe z.Granit Rugova, Drejtor i Drejtorisë së Sportit në Komunen e Prishtinës.

Kjo ngjarje ndërkombëtare është turneu i parë i vendosur në kalendarin zyrtarë të Unionit European të Pingpongut, turne ky  i cili do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin para dhjetëra sportistëve të huaj që do të marrin pjesë në këtë turne.

Vlerësojmë shumë përkrahjen dhe interesin tuaj për këtë ngjarje të rëndësishme sportive e cila organizohet në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Çlirimit të Prishtinës”, njofton KPP “Priping”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat