Fehmi Mahalla: Shorti është i mirë, presim medalje nga Alvin Karaqi

Sporti

Fehmi Mahalla: Shorti është i mirë, presim medalje nga Alvin Karaqi

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 qershor 2023 Në ora: 16:56
Fehmi Mahalla, djathtas dhe në mes Alvin Karaqi e Walid Slimani - majtas

 Karateisti i mirënjohur Alvin Karaqi është në formën më të mirë dhe është gati për sfidat në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Karaqi (-84 kg) do të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa trajneri i tij, Fehmi Mahalla, është optimist.

Kampioni i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës, Fehmi Mahalla, tha se shorti është i mirë dhe beson e shpreson se Karaqi do të kthehet me medalje. 

“Shorti është i mirë”, tha Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Mahalla tregon se Karaqi është i përgatitur në çdo aspekt dhe vetëm për fitore, që të lartësojë shtetin shqiptar.

“Kuptohet se çdo garues është i përgatitur dhe ka ardh për fitore. 

Unë pres që Alvini të merr medalje në këto Lojëra Evropiane”, thotë Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat