Fehmi Mahalla - kampioni evropian në vitin 2004, ndërton kampion

Sporti

Fehmi Mahalla - kampioni evropian në vitin 2004, ndërton kampion

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 qershor 2023 Në ora: 17:01
Alvin Karaqi dhe Fehmi Mahalla

I rritur në frymën e familjes sportive.

I rritur në frymën e kampionëve, familjes Mahalla, 7 vëllezër karateistë.

Fehmi Mahalla është djali i arkitektit të karatesë ferizajase dhe veprimtarit të çështjes kombëtares, prof. Fahri Mahalla. 

Prof. Fahriu është më i madhi nga shtatë vëllezërit Mahalla: Ganiu, Rexha, Syla, Hakiu, Nebiu dhe Halili.

Fehmi Mahalla, ish reprezentues më i shquar që ka pas Zvicra dhe kampion i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës.  

Fehmi Mahalla ndërton kampion.

Hiq më larg se dje garuesi i tij, Alvin Karaqi është kampion i ri në kategorinë – 84 kg në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë. 

Karaqi ka përfaqësuar në mënyrë me brilante shtetin shqiptar.

Karaqi ka dëshmuar cilësitë të larta por më mahnitësja ishte se ka zbatuar fije e për pe këshillat e Mahallës.

Mahalla një potencial i madh, një trajner i klasit botëror, që nuk e ka karateja e Kosovës.

Karateja e Kosovës është shumë e varfër pa një trajner si Mahalla sepse po ta kishim për shumë vite, sot do të kishim medalje e medalje nga garat e ndryshe ndërkombëtare.

Mahallës askush nuk ka mundur deri me tash me ia thyer rekordin në “Paris Open”, 4 medalje te arta dhe 2 te bronzta në kategorinë +81 kg

Mahalla është i lindur me shpirt sportisti dhe për tituj të nivelit më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat