Presidenti i tekbollit të Kosovës, Bashkim Hasani, takon sekretarin gjeneral të Federatës Botërore

Sporti

Presidenti i tekbollit të Kosovës, Bashkim Hasani, takon sekretarin gjeneral të Federatës Botërore

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 17:08
Bashkim Hasani e Laszlo Vajda

 Në Krakow të Polonisë po zhvillohen Lojërat Evropiane në shumë disiplina sportive.

Kryetari i Federatës së Tekbollit të Kosovës, Bashkim Hasani, tash e sa ditë është në Krakow dhe ka pas disa takime të rëndësishme me federatat e shteteve të tjera.

Ai sot është takuar me sekretarin gjeneral të Federatës Botërore (FITEC), Laszlo Vajda, ku biseduan me theks të veçantë edhe për tekbollin në Kosovë, sport që po bëhet gjithnjë i dashur edhe në shtetin tonë.

Është interesant se në Lojërat Evropiane, tekbolli është prej sporteve më të shikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat