Lojërat Frankofone, ekipi i Kosovës niset drejt Kongos

Sporti

Lojërat Frankofone, ekipi i Kosovës niset drejt Kongos

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:16
Ekipi i Kosovës

Ekipi i Kosovës është nisur sot drejt Kinshasas së Republikës Demokratike të Kongos, ku atje do të garojë në Lojërat Frankofone.

Lojërat Frankofone do të zhvillohen nga data 28 korrik e deri më 8 gusht, ndërsa nga ekipi kosovar marrin pjesë gjashtë sportistë nga sportet e atletikës, xhudos dhe pingpongut.

Atletikën e përfaqësojnë Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, xhudon, Dardan Cena e Shpati Zekaj, ndërsa pingpongun, Fatih Karabaxhaku dhe Alma Mehmeti.

Shef i misionit është Fitim Arifi, kurse përgjegjëse e delegacionit është Afërdita Fazlija.

Për Kosovën ky do të jetë edicioni i dytë i pjesëmarrjes në Lojërat Frankofone, pas debutimit në Abixhan 2017 të Bregut të Fildishtë, ku edhe fitoi dy medalje të arta përmes xhudistëve Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat