Pas përplasjeve, letra zyrtare qartëson se kush është personi i autorizuar i Federatës së Karatesë së Kosovës!

Sporti

Pas përplasjeve, letra zyrtare qartëson se kush është personi i autorizuar i Federatës së Karatesë së Kosovës!

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:37
Logo e FKK-së

Besart Baruti është kryetar i ri i Federatës së Karatesë së Kosovës. 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, ka bërë të ditur edhe letrën zyrtare të Departamentit Elektronik të Organizatave Joqeveritare (SEOJQ). 

Nga ana tjetër Avni Gashi ende e konsideron veten kryetar të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Image

Letra zyrtare e Departamentit Elektronik të Organizatave Joqeveritare

Nazmi Gashi ua ka përcjellur letrën zyrtare klubeve të karatesë, ku sot ka marrë edhe konfirmimin nga Departamenti Elektronik i Organizatave Joqeveritare (SEOJQ).

“Të nderuara klube dhe trajner, Ju njoftojmë se Federata e Karatesë e Kosovës ka pranuar leterkonfirmimin nga Departamenti Elektronik i Organizatave Joqeveritare (SEOJQ), dhe përfaqësuesi i autorizuar i FKK-së është z. Besart Baruti - kryetar.

Procesi i ndryshimit të personit të autorizuar kërkon një listë të gjatë dokumentesh, përfshirë anëtarët e Kuvendit me nënshkrime dhe numrat personal, procesverbalin e Kuvendit, vendimin për personin e ri të autorizuar dhe Statutin e FKK-së.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit për 15 ditë pune, kërkesa është pranuar si valide dhe e rregulltë, dhe përfaqësuesi i autorizuar i FKK-së është z. Besart Baruti- Kryetar i Federatës se Karates së Kosovës”, njofton Gashi kubet e karatesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat