Enrique thotë se Dembele është 99% i PSG-së, flet edhe për Mbappe e Neymar

Sporti

Enrique thotë se Dembele është 99% i PSG-së, flet edhe për Mbappe e Neymar

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:29
Enrique

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur për gjendjen momentale te kampioni francez, sa i përket Kylian Mbappes, Neymar dhe transferimit të Ousmane Dembeles.

Enrique tha se çështja e Mbappes ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndërsa tha se shpreson që klubi dhe lojtari të arrijnë sa më shpejtë marrëveshje.

“Ishte një situatë e cila ka ndodhur në të kaluarën, dhe një zgjidhje pozitive ishte arritur. Shpresoj që të arrihet një marrëveshje mes klubit dhe Kylian. Është diçka që do ta doja shumë”, tha Enrique./Kp

Më tej, Enrique foli edhe për Neymarin dhe Verrattin, për të cilët vazhdimisht po përflitet për një largim nga PSG.

“Shikoni veprimet e mija. Nuk do të ndaj bisedat e mija me lojtarët pasi që janë gjëra private, por jini të vetëdijshëm për vendimet e mija. Vendimet e mija do të shprehin opinionin tim”, tha Enrique.

Po ashtu, trajneri spanjoll foli edhe Ousmane Dembelen, për të cilin tha se 99% është lojtar i PSG-së.

“Ousmane nuk është një lojtar i PSG ende, kështu që ai nuk do të jetë këtu nesër. Po mungon diçka e vogël. Mund të themi që ai është 99% një lojtar i PSG-së”, tha Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat