Botërori i mundjes U20 në Aman, Besir Alili në gjysmëfinale!

Sporti

Botërori i mundjes U20 në Aman, Besir Alili në gjysmëfinale!

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:38
Pamje nga gara

Botërori i mundjes U20 në Aman: Besir Alili në gjysmëfinale!!

Vazhdojnë paraqitjet impresive të Besir Alilit në Botërorin U20 në Aman të Jordanisë, duke arritur të plasohet edhe në gjysmëfinale.

Pas fitoreve ndaj ukrainasit Tashohlo dhe turkut Çetin, në çerekfinale erdhi edhe një triumf, kësaj here në mënyrë impresive, kundër përfaqësuesit të super fuqisë botërore në mundje, Rin Sakamoto të Japonisë.

“Diamanti” ynë fitoj me dush ndaj Sakamotos pas vetëm një minutë e 55 sekonda luftë dhe 7 plasua në gjysmëfinale, ku gjatë ditës do të takohet me Mohit nga India.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat