Ismet Krasniqi, njeriu i unitetit 

Sporti

Ismet Krasniqi, njeriu i unitetit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 shtator 2023 Në ora: 17:52
Ismet Krasniqi

Ismet Krasniqi për 4 vite e gjysmë e ka udhëhequr (kryetar) Federatën e Karatesë së Kosovës dhe për këto vite ka qenë kryetar i unitetit në këtë asociacion.

Për 4 vite e gjysmë të Ismet Krasniqit nuk kemi pa shtyrje me bërryla sikurse sot, që janë nda në dysh komuniteti i karatesë!

Çfarë po ngjan me karatenë pas largimit të tij?

Karateja tani është bë pikë e pesë!

Karatesë i duhet uniteti, puna natë e ditë për të rritur cilësinë.

Karatesë i duhet rritja e cilësisë dhe jo gara për pushtet apo për karrige.

Karatesë i duhet një kryetar siç ishte Ismet Krasniqi, që ishte model i unitetit!

Një medalje botërore, evropiane etj. është fitore për sportin e karatesë! 

Gara për pushtet bëhet në mënyrë demokratike dhe ardhja në pushtet bëhet me vota të kuvendarëve.

Gara për pushtet nuk bëhet me prapaskena dhe as me inate e as me interesa, por bëhet me program dhe për t’i çuar përpara proceset!  

Çfarë po i duhen këto përçarje karatesë? 

Kjo i çon në humnerë! 

Veç janë në humnerë!

Karatesë i duhet uniteti dhe jo ndërskamcat!

Kjo përçarja është një shkatërrim i karatesë!

Askush nuk del fitues në këtë drejtim, të gjithë janë humbës dhe humbës të mëdhenj! Mos lejoni që karriga të jetë më sukses se një medalje!

Mos lejoni që karriga të jetë primare para sportistit dhe suksesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat