Kosumi: Paraqitjet vetjake të sportistëve nga garat ndërkombëtare?

Sporti

Kosumi: Paraqitjet vetjake të sportistëve nga garat ndërkombëtare?

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:27
Gani Kosumi

Gazetari i mirënjohur sportiv, Gani Kosumi, ka shtruar një temë interesante në lidhje me paraqitjet vetjake të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare. 

“Paraqitjet vetjake të sportistëve nga garat ndërkombëtare?

Në ngjarjet sportive ndërkombëtare, tash sa kohë në shumë sporte po përfaqësohet sporti i Kosovës.

Rezultatet e shënuara janë inkurajuese dhe i bënë nder sportit të Kosovës.

Një dukuri negative tash sa kohë është duke u shfaqur nga raportime nga këto aktivitete sportive. Individë të shumtë në mënyrë individuale në rrjetet sociale bëjnë raportimin dhe qesin fotografi për arritjet e tyre”, ka shkruar Kosumi në profilin e tij në facebok.

Më tej Kosumi ka cekur edhe mungesën e kuadrove profesioniste.  

“Në mungesë të njerëzve profesionistë të lëmisë së informimi nuk bëhen përmbledhje dhe raportime për të gjithë sportistët nga garat ku i zhvillojnë ata.

Ndoshta në këtë drejtim federatat sportive duhet mendojnë që kjo çështje të ndërroj për të mirë.

Nëse në gara të shumta sportive një delegacion me sportistë kalon numrin më të madh në këto gara, do të ishte e rrugës që në mesin e tyre të gjendet edhe një gazetarë që do ta kryente këtë punë”, ka përfunduar Kosumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat