Kryeministri Kurti në asamblenë e ICMG-së: Sportin e kemi në ADN

Sporti

Kryeministri Kurti në asamblenë e ICMG-së: Sportin e kemi në ADN

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:40
Kryeministri Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), duke folur për kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetar 2030, ka thënë se sportin e kemi në ADN.

Ai është zotuar se do të mbajë premtimin e dhënë për organizimin e mirë për Lojërat Mesdhetare 2030.

“Jemi të nderuar të përfaqësojmë vendin tonë dhe aspiratat e qytetarëve tanë për të qenë nikoqir të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Një ngjarje sportive që mbart një peshë të madhe historike e sportive etj”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Ideja e nikoqirëllëkut për Lojërat Mesdhetare në vendin tim nuk është vetëm një garë, por është një pasqyrim i dedikimit të shoqërisë sonë për promovimin e paqes, nderimit e të kaluarës dhe kultivimin e një rrugëtimit të një avancimi.

Nuk ka imazh më të madh të Kosovës, sesa të rinjtë të talentuar e kreativ të një përkushtimi të papërmbajtshëm drejt suksesit.

Ajo që na dallon neve është që mbi 40% e popullatës jemi nën moshën 35 vjeç, pra 2/3 e popullatës janë në këtë moshë.

Kosova është vend sporti. Sportin e kemi në ADN. Arritjet e shquara sportive dhe dedikimi drejt përsosmërisë e ka ngritur vendin tonë në skenën ndërkombëtare në shkallë globale”, tha kryeministri Kurti.

Pas pak minutash në Asamblenë e ICMG, do të votohet kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat