Shqiptarët shkojnë në Beograd

Sporti

Shqiptarët shkojnë në Beograd

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:20
Garuesit e Shqipërisë

Gjashtë mundës do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të të rriturve, i cili këtë të shtunë do të nisë në Beograd.

Atje ku një vit më parë, Zelimkan Abarov ishte shpallur Kampion Bote për Shqipërinë, gjë të cilën shpreson ta përsërisë edhe këtë vit. Aq më tepër që Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur dhe garë kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në mundjen e lirë, Shqipëria do të ketë në tapet Zelimkan Abakarov në peshën 57 kilogram, Islam Dudaev në peshën 65 kilogram dhe Paris Karepi në peshën 125 kilogram.

Mundja klasike, apo stili greko-romak, do të përfaqësohet nga Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram.

Por duke qenë edhe udhëzimi i Federatës Botërore të Mundjes për përhapjen e këtij sporti tek vajzat, Shqipëria do të ketë dhe konkurrenten e saj për të rritura. Fjala është për Albina Drazhin në pesëhn 65 kilogram.

Kuqezinjtë shpresojnë që të rikthehen me medalje, veçanërisht me Abakarov dhe Dudaev, të cilët janë realisht kandidatë potencial për të qenë me normë kualifikimi në Paris 2024, sikurse Luiza Gega në atletikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat