Sporti është promovuesi

Sporti

Sporti është promovuesi

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:26
Pamje nga pritja

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekspeditën e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK), pas suksesit të arritur në Lojërat Botërore Sportive të Punëtorëve, të mbajtura në Cervia të Italisë.

Ekipi i basketbollit 3x3 fitoi medaljen e artë, ndërsa ai i futbollit të vogël, medaljen e bronztë.

Krasniqi përgëzoi delegacionin e FSPK-së, duke thënë se çdo sukses i sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, na bënë të ndihemi krenarë, sepse kjo tregon se sporti është promovuesi më i mirë i vendit tonë.

Në emër të FSPK-së, nënkryetari, Shpend Maxhera, falënderoi Krasniqi për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke thënë se suksesi i ekipeve të tyre u arrit në garën më të madhe botërore të sportistëve amatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat