Federatat e mëdha bëhen bashkë, a mos vallë po përgatiten për zgjedhjet në KOK?

Sporti

Federatat e mëdha bëhen bashkë, a mos vallë po përgatiten për zgjedhjet në KOK?

Nga: K. G. Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:22
Ademi, Saraçini, Gjinovci e Fetahu

Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arben Fetahu – kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, bëhen bashkë dhe drekojnë në njërin nga restorantet në Prishtinë!

Federatat e mëdha bëhen bashkë, a mos vallë po përgatiten për zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës?

Cila është e përbashkëta e tyre? 

A mund të paraqesin një kandidat të përbashkët për kryetar të ri të KOK-ut?

A po i bashkohet Bahri Gjinovci treshes së madhe?

Çfarë po zihet?

Dikush tha se ky takim e ka një lojë interesante për të ardhmen!

A po vetëm është një drekë mes tyre dhe asgjë më shumë? 

Fundja mund të jetë një takm mes miqve dhe për asgjë tjetër.

“Sot pata kënaqësinë që të shtroj drekë për miqtë e mi të federatave më të mëdha sportive në vend. Bashkë me Arben Fetahun të FBK-së, Eugen Saraçinin e FHK-së dhe Bahri Gjinovcin e FVK-së, shkëmbyem përvojat tona dhe mundësitë e bashkëpunimit në nivel të federatave.

Organizimi i kësaj dreke ishte vetëm dëshirë për t’u takuar dhe bashkëbiseduar mbi punën dhe zhvillimin e sporteve tona, ndërsa këto dreka tashmë janë shndërruar në traditë të ndërsjellë. Gjithsesi në prag të ndeshjes kundër Izraelit, ata më dëshiruan suksese për Kombëtaren e Kosovës dhe shprehën përkrahjen e tyre në këtë drejtim”, shkruan Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat