Hoxhaj kampion bote për moshat U-20

Sporti

Hoxhaj kampion bote për moshat U-20

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:13
Hoxhaj në mes

Shqipëria ka regjistruar një tjeter rezultat të madh në sportin e bodybuilding. Marjan Hoxhaj ka ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit, duke u shpallur kampion bote në ditën e parë të garave që po zhvillohen në Spanjë.

Sportisti nga Durrësi triumfoi në kategorinë fitness “Men’s Physique Junior” për moshat U-20. Kujtojmë që kampionati botëror ka startuar ditën e djeshme në Santa Susana të Barcelonës dhe garat do të vijojnë deri në datën 5 nëntor.

Ekipi kombëtar i fitnesit dhe bodybuildingut, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i federatës, Rando Kukeli, është paraqitur me një numër rekord prej 14 sportistësh.

Të gjithë konkurrentët fizikë shqiptarë, në kategoritë respektive, janë shumë cilësorë dhe synojnë medalje në këtë eveniment. Shqipëria mori gjithashtu pjesë edhe në kongresin e IFBB-së, ku u përgëzua për punën e bërë, duke përmendur edhe takimin e përzemërt dhe konstruktiv me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat