Shqipëria me sytë nga Kofsha: Në Botërorin e të rinjve për medalje

Sporti

Shqipëria me sytë nga Kofsha: Në Botërorin e të rinjve për medalje

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 18:46
Kofsha

Ertjan Kofsha, talenti i madh i peshëngritjes shqiptare, tashmë është gati për një tjetër eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar. Shtangisti shtërmenas do të mbrojë ngjyrat e flamurit në KampionatinBotëror për të rinj që ka startuar dje në Guadalahara të Meksikës.

Kofsha do të garojë në Baterinë A në peshat 89 kg, ndërsa do tëngjitet në pedanë në orën e para të mëngjesit (03:00), të datës 21nëntor.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, peshëngritësi 18vjeçar, ka folur për përgatitjet dhe pritshmëritë në këtë aktivitet,teksa thekson se synon zonën e medaljeve: “Jam stërvitur shumëme dy seanca në ditë pa pushim dhe jam në një formë shumë tëmirë. Kjo gjë më kënaq, sepse kam marrë të gjithë ngarkesën eduhur për garën e fortë.

Bashkë me trajnerin tim Leonard Toskën,kemi bërë një fazë përgatitore shumë serioze dhe të fortë. Tashmëpër pak ditë do të nisem për Meksikë, ku më pret një garë tepër evështirë”, shprehet fillimisht Kofsha, i cili më tej shton:

“Ndonësegara është shumë e fortë, nuk i trembem kurrsesi asnjë rivali nëBaterinë A. Rivaliteti është i madh dhe lufta do të jetë e fortë, porunë kam besim të madh që do t’ia dal. Edhe pse do të jem më ivogli në moshë botërorin e të rinjve, do të tregoj se forca ime dotë jetë e madhe.

Do synoj medalje, pasi ky është objektivi im dhedo t’ia arrij qëllimit me çdo kusht”, shprehet peshëngritësi kuqezi.Kofsha më pas falënderon ata që po e përkrahin në këtë rrugëtim:”Bashkia e Cërrikut bashkë me federatën më kanë mbështeturmaksimalisht, dhe unë do të bëj gjithçka për ti nderuar.

Jam ivetëdijshëm se të gjithë sytë i kanë nga unë, pasi jam e ardhmjae peshëngritjes shqiptare, por kjo situatë nuk më tremb.

Deri tani,kam arritur me meritë disa suksese dhe do vazhdoj të marr medalje të tjera. Kam shumë punë për të bërë dhe më presim sfidadhe më të vështira, por unë si gjithmonë do luftojë, për ta bërëShqipërinë dhe Shtërmenin krenar”, përfundon fjalën e tij peshëngritësi Ertjan Kofsha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat