Bleron Ademi valon flamurin e Kosovës në mes të Rumanisë, nënkampion i Evropës në taekwondo

Sporti

Bleron Ademi valon flamurin e Kosovës në mes të Rumanisë, nënkampion i Evropës në taekwondo

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 22:41
Bleron Ademi

Taekwondisti jonë, Bleron Ademi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Taekwondo-së.

Në këtë Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, Ademi është bërë nënkampion i Evropës për grupmoshat U21 në kategorinë deri në 54 kilogramë.

Ademi fitoi plot katër lufta kundër taekwondistëve tjerë nga Sllovenia, Azerbajxhani, Spanja e Greqia.

Në finale, ai u mposht nga taekwondisti spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat