KPP Priping para sfidës së madhe, kundër klubit TTC Zagreb

Sporti

KPP Priping para sfidës së madhe, kundër klubit TTC Zagreb

Nga: K.G.. Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:23
KPP Priping

Klubi i pingpongut Priping nga Prishtina ka arritur në Zagreb dhe ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë, duke u shprehur drejtuesit e klubit se janë të gatshëm për sfidën e madhe, kundër TTC Zagreb.

Atmosfera është e mirë e motivi i madh të pingpongistët prishtinas.

“Lojtaret e KPP Priping kanë arritur në Zagreb të Kroacisë, ku kanë mbajtur stërvitjen e fundit para fillimit të kampionatit prestigjioz Europe Trophy, organizuar nga European Table Tennis Union.

Image

Lojtaret janë të gatshëm për nesër dhe shume të motivuar për fitore ndaj kundërshtarëve nga Sllovakia dhe Kroacia.

Priping nesër ndeshjen e parë e zhvillon ne ora 17:00, kundër klubit kroat TTC Zagreb”, njofton KPP Priping.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat