Vlora, qyteti europian i sportit

Sporti

Vlora, qyteti europian i sportit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:34
Pamje

Është padyshim një ëndërr që të arrihet ky nivel.

Vlora nuk e ka sot një skuadër si Flamurtari I futbollit, apo si ekipi legjendar I basketbollit të femrave, megjithatë, do të përpiqet të tregohet në nivelin e kërkuar.

Kjo, sepse qendra e njohur e banuar shqiptare është zgjedhur si njëri nga 13 qytetet europiane të sportit për vitin 2024, siç e deklaroi edhe kryetari I Bashkisë, Ermal Dredha.

Në mes qyteteve të tilla si Sofia, kryeqytet botëror i sportit, dhe Gjenova në Itali si kryeqytet europian i sportit, është edhe Vlora.

Në prezantimin e projektit, në Teatrin “Petro Marko” ishin përfaqësuesit e të gjitha federatave sportive në vend, personalitete të sportit në qytet dhe deputetët.

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, beson se infrastruktura është e kënaqshme.

Vlora do të jetë një nga qytetet e sportit në 2024, së bashku me Prishtinën, Selanikun, Herceg Novin e Malit të Zi, Kajserin e Turqisë apo Manresën e Spanjës, sa për të përmendur disa emra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat